Reagim ndaj Dhunës Kundër Personelit Shëndetësor

Sindikata SHBK Union bën thirrje publike të gjitha institucioneve vendore të zgjohen kundër dukurisë negative të dhunës ndaj mantelbardhit sidomos infermierëve.

Me rastet aktuale të cilat po ndodhin shpesh e më shpesh e deri në periudha ditore po vërehet një Mosreagim i Prokurive Themelore dhe Sindikatave të tjera. Një postim dhe thirrje është lehtë të bëhet mirëpo punëtori shëndetësor duhet të ketë çasje në ndihmë juridike dhe sociale falas deri në instancat më të larta gjyqësore kundër kriminelëve që enden nëpër rrugët e Kosovës.

Ne publikisht bëjmë thirrje të gjithë kolegëve të bashkohen në Sindikatën SHBK UNION, e cila garanton fonde për ndihmë juridike dhe sociale ndaj secilit rast të dhunës që ndodh kundër tyre.
Ne nuk do lejojmë që rasti të humbë në dosje policore, në prokurori apo një gjykatës të jap dënim me kusht !


Me ne secili rast i dhunës, duke u bazuar në Kodin Penal do kërkohet Minimum 3 Vjet Burgim Efektiv.


Poashtu jemi duke punuar në draft projektin për Ligjin Special për Punëtorët Shëndetësor, që do jetë komplementar ndaj Kodit Civil dhe Penal.

Ftojmë organet e rendit të merren seriozisht me rastet e tilla dhe të mos mbetin prapa në procedura burokratike.

Publikime tjera