Ndihmë Juridike dhe Sociale

SHBK UNION do të ofrojë ndihmë juridike dhe sociale për të gjithë anëtarët e kësaj sindikate.

Ndihmë Juridike

SHBK UNION siguron përfaqësim individual dhe kolektiv. Ne jemi këtu për të mbrojtur të drejtat tuaja dhe për të garantuar siguri në punë. Çdo anëtar te ne merr mbrojtje në vendin e punës dhe ne sigurojmë që interesat kolektive të të gjithë mantelbardhëve të mbrohen dhe promovohen.

 

Ndihmë Sociale

Forcimi i sigurisë dhe shëndetit në punë, parandalimi i diskriminimit dhe përjashtimit, dhe sigurimi i aksesit në kujdesin shëndetësor dhe pushimet me pagesë (dhe gjithashtu në ushqim dhe shërbime sociale për më të prekshmit) janë të gjitha fijet e domosdoshme të një reagimi të koordinuar të politikave shëndetësore dhe sociale ndaj krizave.

Bashkëpunim Institucional

Sindikata SHBK UNION ka bashkëpunim të mirëfilltë me institucione të ndryshme vendore si Bashkëpunimi me inspektoratin, gjykatat, prokurorinë për benefitet e mantelbardhëve në sistemin tonë shëndetësor.

Si Punojmë

Si një sindikatë e njohur e Shëndetësisë në Kosovë askush nuk e kupton më mirë sesa SHBK UNION punën tuaj të përditshme dhe sfidat me të cilat përballeni.
SHBK UNION është një Sindikatë që përfaqëson pikëpamjet e të gjithë të involvuarve në profesionin medicinal duke përfshirë mjekët, infermierët, fizioterapeutët etj.

Ekspertiza jonë

SHBK UNION përfaqëson interesat e anëtarëve të Sindikatës në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e termave dhe kushteve të tyre të punësimit.

Si te kërkoni ndihmë juridike dhe sociale ? 

R

Çfarë është ndihma juridike dhe sociale?

Ndihma Juridike dhe Sociale mund të luajnë një rol kritik për të ndihmuar sistemin e kujdesit shëndetësor të adresojë shkakun kryesor të disa prej problemeve më sfiduese në lidhje me shëndetin. 

n

Kush përfiton nga ky shërbim?

Nga ky shërbim përfitojnë të gjithë ata që janë anëtarë të Sindikatës SHBK UNION.

Çfarë shërbimesh ofrohen?

  • Ndihmë Juridike-SHBK UNION negocion termat dhe kushtet për mantelbardhët dhe shkruan udhëzime që i ndihmojnë mantelbardhët të bëjnë punën e tyre në mënyrë efikase.
  • Ndihmë Sociale-SHBK UNION ofron ndihmë sociale dhe shërbime të drejtpërdrejta siç janë: këshillimi, mirëqenia, mbrojtja dhe kujdesi ndaj tyre. 

Si negociojmë

Ne si Sindikatë jemi njohur për qëllime të negociatave kolektive, ne dhe përfaqësuesit tanë përfitojmë nga të drejtat legjislative, përfshirë ato që kanë të bëjnë me: Sigurimin e informacionit, e drejta për tu konsultuar për ndryshimet e propozuara, përfaqësimi i anëtarëve, individualisht dhe kolektivisht, lehtësira dhe pushim pune për mantelbardhët.
Anëtarët në Sindikatën tonë luajnë një pjesë integrale në procesin tonë të vendimmarrjes.