Trajnime të Çertifikuara FALAS

Kur shteti kërkon rilicensim punëtori shëndetësor duhet të gjejë mundësitë të trajnohet. SHBK UNION do të ofrojë trajnime FALAS për anëtarësinë e gjerë

Trajnime të Çertifikuara me PIKË

Të gjitha trajnimet e ofruara do jenë të çertifikuara dhe pranuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Odat Shëndetësore në Kosovë

Trajnime për ÇDO PROFESION

Mjekët, infermierët, mamitë, fizioterapeutët, teknikët, stomatologët dhe studentët do kenë trajnime të mjaftueshme për të mbushur 100% të kërkesës

Trajnimet do të jenë FALAS

Secili trajnim i ofruar nga ne do të jetë Falas për Anëtarësinë e Sindikatës SHBK UNION

Misioni jonë

SHBK UNION u themelua nga punonjës të kujdesit shëndetësor të cilët dëshironin një sindikatë ku anëtarët të kontrollonin fatin e tyre. Që nga viti 2017, ëndrra jonë për një Sindikatë e cila mbron të drejtat e të gjithë mantelbardhëve pa dallim, ka frymëzuar mijëra punëtorë shëndetësorë të na bashkohen.

Ne jemi bërë sindikata e kujdesit shëndetësor me rritjen më të shpejtë sepse i kemi qëndruar besnikë parimeve tona thelbësore: Një bashkim i fortë drejtohet nga anëtarët e tij. Fuqia punëtore është themeli i një shoqërie të drejtë.
Kujdesi cilësor për pacientin kërkon që punojësit shëndetësor të kenë kualitet profesional dhe të  mbrohen nga shkeljet e të drejtave kontraktuale dhe civile.

Llojet e Trajnimeve

Përgjithshme

Trajnime të profilit të Përgjithshëm

Mjekësi të Specializuar

Trajnime të specializuara për të gjitha drejtimet

Hulumtuese

Trajnime në zbulimet më të reja mjekësore të nivelit Global

Studentore

Trajnime extra curriculare

Sociale

Trajnime për çështje sociale

Mos shpenzo për trajnime,

100% FALAS

Ne nuk do lejojmë që anëtarësia e gjerë të jetë e obliguar të ndaj fonde nga paga për të përmbushur kuoten e trajnimeve. Ato ofrohen FALAS nga ne online ose fizikisht

Të Çertifikuara në Republikën e Kosovës

Trajnimet do jenë në përputhje me ligjin dhe aktet nënligjore të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Odat përkatëse. Secili Trajnim do të jetë i licensuar me Pikë dhe Çertifikatë

Për Secilin Profesion

Mjekësi Interne, Kardiologji, Onnkologji, Sëmundje Infektive, Kujdesi Primar dhe Sekondar, Pandemitë … etj; të gjitha profesionet do jenë të mbuluara 100%

Simposiume Internacionale

SHBK UNION do organizojë simpoziume internacionale me shkencëtarët me renome nga rajoni dhe bota. Natyrisht edhe këtu pjesëmarrja për Anëtarësinë do jetë FALAS !