“SHËNDETËSIA E BASHKUAR KOSOVARE“
Sindikata gjithëpërfshirëse për mjek, stomatolog, infermier, mami, fizioterapeut dhe studentë
Misioni ynë është avokimi dhe lobimi për të drejtat e secilit mantelbardh në Kosovë
SHBK UNION është sindikatë shëndetësore e cila përfshin të gjitha profesionet medicinale dhe angazhohet në mënyrë etike dhe profesionale për avansimin e të drejtave të mantelbardhit. Ne lobojmë për pagë më të lartë, siguri në punë, paga jubilare, sigurim shëndetësor dhe benefitet e tjera si: trajnime falas dhe ndihmë juridike.
Avokim dhe Lobim
SHBK UNION do të punojë në mbështetje të politikave, trajtim të barbabartë me kolegët europian në fushën e të drejtave dhe mbrojtjes profesionale dhe mbështetje të sistemeve për një qëllim ose program të duhur shëndetësor. Një detyrë e rëndësishme e SHBK UNION është edhe pjesëmarrja në formimin e politikës shëndetësore.
Paga në nivel Europian
Duke punuar së bashku, ne jemi të përkushtuar që punëtorët shëndetësor të kenë paga të nivelit Europian dhe për të mbrojtur të drejtën e të gjithë punëtorëve për të fituar paga të dinjitetshme në mënyrë qe ata të ndjehen të sigurt në punët e tyre.
Trajnime FALAS
SHBK UNION ofron trajnime falas për të mbështetur stafin shëndetësor në menaxhimin efektiv të pacientëve.
Ndihmë Juridike
SHBK UNION negocion termat dhe kushtet për mantelbardhët dhe shkruan udhëzime që i ndihmojnë mantelbardhët të bëjnë punën e tyre në mënyrë më efikase.
Ndihmë Sociale
SHBK UNION ofron ndihmë sociale dhe shërbime të drejtpërdrejta për personat e anëtarësuar në sindikaten tonë duke ofruar shërbime të drejtpërdrejta siç janë këshillimi, mirëqenia, mbrojtja dhe kujdesi ndaj tyre.
Bursa studentore
SHBK UNION ofron bursa studentore në të gjithë vendin. Kontributet në Fondin e Bursave të SHBK UNION mund të bëhen përmes sindikatës tonë SHBK UNION.
Regjistrohu në Sindikatë
Shërbimet tona
SHBK UNION në krahasim me Sindikatat e tjera në Kosovë është transparente në fondet të hyra/të dalura prandaj 100% e të hyrave investohen në shërbimet e trajnimeve, ndihmës juridike dhe sociale. Me ne asnjë punëtor shëndetësor nuk do jetë i vetëm në pengesat sociale, profesionale dhe juridike.
NE KRYEJMË PUNË!
Lobimi dhe Avokimi
Programi i SHBK UNION siguron fuqi për t’u përfshirë në veprime të avokimit të pacientëve mbi një bazë kolektive me një zë të unifikuar. Detyrat kryesore të SHBK UNION në sistemin shëndetësor janë ofrimi i shërbimeve dhe avokimi shëndetësor. Sigurimi i shërbimeve përfshin shërbime mjekësore, sociale dhe psikologjike, si dhe aktivitete integruese, kujdesi dhe mbështetje materiale dhe financiare, shërbime arsimore dhe informuese dhe trajnime.
Edukimi i Vazhdueshëm Profesional
Qasjet specifike të misionit tonë përfshijnë identifikimin dhe edukimin profesional e individëve të cilët kanë interes dhe një potencial për kërkime në fenomenet e lidhura me shëndetin dhe praktikën klinike si ofrues. Secila prej këtyre qasjeve është thelbësore për zgjerimin e njohurive, dhe praktikën e përmirësuar.
Ndihmë Juridike dhe Sociale
Ndihma Juridike dhe Sociale mund të luajnë një rol kritik për të ndihmuar sistemin e kujdesit shëndetësor të adresojë shkakun kryesor të disa prej problemeve më sfiduese në lidhje me shëndetin. Ekspertiza ligjore dhe shërbimet mund të ndihmojnë në zbutjen e ndikimit të tyre negativ në shëndetin dhe kujdesin shëndetësor.
Bursa për Anëtarësinë dhe Familjarët e tyre
SHBK UNION do të ofrojë Bursa për Anëtarësinë dhe Familjarët e tyre që ndjekin gradat bachelor, master ose doktoraturë në fusha të ndryshme të shëndetit. Programi i këtyre Bursave e synon të përmirësojë rezultatet e kujdesit shëndetësor dhe gjithashtu keta persona të shërbejnë në mënyrë sa më efektive në sistemin shëndetësor.
Benefite në Zbritje Produktesh
SHBK UNION ofron edhe benefite në zbritje produktesh. Anëtarët do të përfitojnë ulje dhe zbritje të produkteve dhe shërbimeve që ata përdorin çdo ditë. Përfitimet e anëtarësimit përfshijnë kursime në derivate, restorante, në bileta filmi dhe argëtim, shërbime të rezervimeve të udhëtimit, shërbime shëndetësore dhe shumë më tepër.
Prezencë Mediale
SHBK UNION do te ketë edhe prezencë mediale qoftë në media virtuale si dhe në ato të shkruara. Këto mjete do të përdorën për të arritur sa më parë te publiku i gjerë dhe për të përmirësuar edukimin profesional dhe kujdesin ndaj pacientit, edukimin e tyre dhe programet e shëndetit publik
“Kudo që dashurohet arti i Mjekësisë, ekziston edhe dashuria për Njerëzimin.”

