SHBK Union uron 8 Marsin Kolegeve Medicinale, kritikon pergjysmimin e bonuseve COVID-19 per infermieret!

Sindikata SHBK Union uron 8 Marsin te gjithe vajzave dhe grave te profilit shendetesor. Te gjitha ato doktoresha, stomatologe, infermiere, laborante, fizioterapeute, teknike dhe mami kane krijuar shtyllen medicinale ku bazohet sot shteti i Kosoves.

Kjo dite eshte edhe per te kujtuar sakrificat e bera dhe progresin qe duhet te kemi perpara, sidomos per faktin qe mbi 70% e infermerëve ne Kosove jane femra, mirepo jane po keto te cilat diskriminohen cdo dite nga institucionet publike ( psh nuk ipen pagat jubilare, pagesat e nderrimeve etj.) nga sindikatat ( qe sakrifikojne bonuset dhe interesat e infermiereve per interesa te profileve jomedicinale) me rastin me evident dhe skandaloz qe eshte pergjysmimi i 300 Euro bonus per COVID-19 ne 150 Euro (bruto) nga marreveshjet e FSSHK te Blerim Syles me Qeverine e kaluar.

Fronti i pare nuk jane mesuesit, policet, ushtaret por jane infermieret, ato jane first-contact dhe kujdesen vazhdueshem per te infektuarit dhe me kete rrezikojne jo vetem jeten e tyre por edhe te familjes, pikerisht ishin keto, nje ze qe nuk po degjohet askund, qe iu pergjysmua bonusi ne menyre qe te fitojne grupet jomedicinale si sigurimet dhe kuzhinieret.

SHBK UNION i thote JO Diskriminimit !

Ne fuqimisht perkrahim Marshimin e Sotem te Grave ne Prishtine me moton “Marshojme s’Festojme”; sepse vetem me ngritjen e vetedijes vijne ndryshimet pozitive dhe fuqizimi i pozites se gruas ne shoqeri.

Bashkohuni ne Sindikate dhe jeni ze i pandalur qe jehon ne te gjitha institucionet e Kosoves !

Publikime tjera