Si funksionon

Bursa për Anëtarësinë dhe Familjarët e tyre

Sindikata SHBK UNION ofron Bursa për Anëtarësinë dhe Familjarët e tyre  që ndjekin gradat bachelor, master ose doktoraturë në fusha të ndryshme të kujdesit shëndetësor. Përmes këtyre bursave synohet që të rriten edhe më shumë rezultatet  në fushën e Shëndetësisë .

PROCEDURA PËR APLIKIM NË BURSA

Përgjegjësia

Të drejtë aplikimi kanë vetëm Anëtarët e Sindikates SHBK UNION dhe fëmijët e tyre. (Aplikimi percaktohet nga Rregulloret e SHBK UNION)

 

Kriteret e vlerësimit

Kjo është nje bursë konkuruese. Aplikantët vlerësohen sipas aftësive akademike, nevojës financiare dhe rezultateve të arritura.

 

Afati i aplikimit

Afati i aplikimit përcaktohet nga Sindikata SHBK UNION në datat të cilat caktohen nga vetë kjo sindikatë. Çdo aplikim jashtë këtyre datave nuk do të merret parasysh.

 

 

Përzgjedhja e fituesve

Pas kryerjes së këtyre procedurave në fund bëhet edhe përzgjedhja e fituesve në bazë të pikëve të mbledhura. Studentët mund të aplikojnë përsëri çdo vit.

 

 

Apliko tani për Bursë vetëm për Anëtarë të Sindikatës 

Ky Aplikim për Bursë nga Sindikata SHBK UNION vlen vetëm për ata që janë anëtarë të Sindikatës dhe për familjarët e tyre. Prandaj nëse dëshironi bursë dhe një shkollim sa më profesional bëhu anëtarë i Sindikatës tonë dhe përfito nga këto oferta promocionale. Çfarë po pret?

APLIKO TANI!

Pranuesit e Bursave të Sindikatës SHBK UNION!

Studentët e përzgjedhur për Bursa nga Sindikata SHBK UNION përfaqësojnë një mostër të gjerë prejardhje, përkatësive, qëllimeve dhe arritjeve. Ky procesi i përzgjedhjes është shumë konkurrues pasi që në të pranohen mijëra aplikacione çdo vit.