Reagim ndaj Dhunës Kundër Personelit Shëndetësor

Sindikata SHBK Union bën thirrje publike të gjitha institucioneve vendore të zgjohen kundër dukurisë negative të dhunës ndaj mantelbardhit sidomos infermierëve.

Me rastet aktuale të cilat po ndodhin shpesh e më shpesh e deri në periudha ditore po vërehet një Mosreagim i Prokurive Themelore dhe Sindikatave të tjera. Një postim dhe thirrje është lehtë të bëhet mirëpo punëtori shëndetësor duhet të ketë çasje në ndihmë juridike dhe sociale falas deri në instancat më të larta gjyqësore kundër kriminelëve që enden nëpër rrugët e Kosovës.

Ne publikisht bëjmë thirrje të gjithë kolegëve të bashkohen në Sindikatën SHBK UNION, e cila garanton fonde për ndihmë juridike dhe sociale ndaj secilit rast të dhunës që ndodh kundër tyre.
Ne nuk do lejojmë që rasti të humbë në dosje policore, në prokurori apo një gjykatës të jap dënim me kusht !

Me ne secili rast i dhunës, duke u bazuar në Kodin Penal do kërkohet Minimum 3 Vjet Burgim Efektiv.

Poashtu jemi duke punuar në draft projektin për Ligjin Special për Punëtorët Shëndetësor, që do jetë komplementar ndaj Kodit Civil dhe Penal.

Ftojmë organet e rendit të merren seriozisht me rastet e tilla dhe të mos mbetin prapa në procedura burokratike.

Publikime tjera

Reagim ndaj Komunës së Pejës, nuk i bindet IKSHPK-së

Reagim ndaj Komunës së Pejës, nuk i bindet IKSHPK-së

I. Sipas vërejtjeve të anëtarësisë dhe banorëve, KOMUNA E PEJËS ka proceduar në krijimin e një reparti me shërbime të infektives PËR COVID-19 në Lagjen "FIDANISHTE" ! Poashtu sipas ankesave të Pacientëve, Pacientët po trajtohen në afërsi direkte me të Sëmurët me...

SHBK Union bën thirrje për Masa të reja kundër COVID-19

SHBK Union bën thirrje për Masa të reja kundër COVID-19

Shëndetësia e Bashkuar Kosovare është kundër çfarëdo lirimi të masave të propozuar nga Ministri Zemaj, i cili jo vetëm që ka dështuar në mënyrë aktive të menaxhojë situatën mirëpo nën Qeverinë Hoti Kosova ka shënuar 1500 Vdekje dhe 50'000 të infektuar. Kabllogrami i...