Reagim ndaj Portalit “IndeksOnline” per publikim te incizimeve te paautorizuara

SHBK Union eshte thellesisht e investuar ne mbrojtjen dhe krijimin e vetedijes per gazetari dhe sidomos asaj hulumtuese. Gazetaret jane shtylle e demokracise dhe jo pak verehet qe ne momentin kur bie gazetaria e mirefillte – rendi demokrat pason!

Mirepo duke verejtur gabimet e thella te Portalit te njohur si “IndeksOnline” e cila jep pasqyrim si medium i anuar nga fusha te caktuara politike dhe grupe interesi, ne duhet te bejme kete reagim publik duke i njoftuar per procedurat dhe pasojat e publikimeve te tilla.
Ne publikimin e titulluar: “Në Klinikën Gjinekologjike infermieret e zgjasin pauzën, qytetarët s’marrin shërbime” verejme nje incizim i bere nga nje qytetare ne Kliniken e Gjinekologjise ne QKUK.

Duke ditur qe Shendetesia ne Kosove eshte e imponuar ne nje Federate qe pak interesohet per kualitet dhe me shume per transaksione dhe turizem, mund te kemi te bejme shkelje disciplinore POQESE jane shkelur kontratat e punes dhe udhezimet administrative qe ipen ne QKUK.

Mirepo, per te qene korrekt do trajtojme 4 ceshtje:

  • Incizimi ka ndodhur pa autorizim
  • Ekziston mundesia qe infermieret kane ndryshuar orarin e pauzes
  • Nuk ka pasur prezence te mjekut
  • Publikimi paraqet veper penale

I. Sipas Ligjit Penal NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS Neni 202 Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara, incizimi i tille i paautorizuar qe behet duke cenuar privatesine i cili NUK ka per qellim lajmerimin e vepres Penale tek autoritetet si Policia, Prokuria dhe Gjykata eshte veper Penale dhe i denueshem deri 3 vite burg.

Personi ne fjale permbush te gjitha kushtet per te u ndjekur penalisht, kurse Indeksonline SH.P.K. ka publikuar kete incizim ne te cilin fillimisht nuk ka kurrfare vepre penale, nuk ka patur si qellim dhe as nuk eshte derguar tek hetuesia apo gjykata dhe shihen qarte fytyrat e infermiereve.

Cka do ndalonte individet te futeshin neper dhomat e pacienteve dhe reparte te tjera duke incizuar film ?!
Kjo montazhe e publikuar thellesisht eshte e paautorizuar, cenon privatesine e personit zyrtar dhe teresisht merr shembull te gabuar pa kurrfare vendimi te Komisionit Disciplinor.

II. Ekziston mundesia qe nderrimit te orarit te pauzes qe eshte nje praktike normale kudo ne bote, ku nje pjese e stafit punon gjate orarit te pauzes dhe pushon pas orarit te pauzes ne menyre qe te mos kete rend pacientesh.

III. Varesisht nga protokoli mjekesor, ne shumicen e rasteve infermierja duhet te presë mjekun dhe duke marrur parasysh krizen medicinale qe kemi ne Kosove, ku secili student e pret ardhmerine ne BE, kemi raste kur mjeket mungojne sepse jane te angazhuar ne reparte te tjera apo ne ligjerata.

IV. Publikimi ne vetvete lidhet me Nenin e apostrofuar duke shtuar mundesine e Kundervajtjeve Civile siq jane Shpifjet qe koleget kane te drejte qe ne procedure civile te kerkojne demshperblim nga kompania ne fjale.

Ne e kuptojme lidhjen e interesave te kompanise me grupe te caktuara profesionale ne Kosove, siq jane Policia e Kosoves, qe ne vetvete nuk paraqet gabim mirepo udhezon ku ekzistojne pikat referente ku ky portal nuk prek. Ne Nuk e kuptojme interesin e deshmuar me kohe qe heroinat e COVID-19 te i publikon, joligjshem, si shkeles te detyres.

Sidoqetejete, ne besojme qe me kete reagim te ndahet gazetaria normale dhe hulumtuese nga tabloidet dhe therrasim IndeksOnline te jete me profesional ne trajtimin e rasteve te tilla. Ka mjaft udherrefyes ku mund te bazohen, kemi nje gazetari te shkelqyer tek disa portale te cilat jo vetem qe kane publikuar por edhe kane derguar rastet e tilla penale ne prokurori.
ATA JANE HERONJTE TANE!

Ne mbrojme te drejtat e mantelbardhit dhe pacientit ne cdo forme, prandaj tani e tutje secila shkelje penale apo kundervajtje e bere ndaj Anetaresise sone do pergjegjet ne organet e drejtesise !

Publikime tjera

Reagim ndaj Komunës së Pejës, nuk i bindet IKSHPK-së

Reagim ndaj Komunës së Pejës, nuk i bindet IKSHPK-së

I. Sipas vërejtjeve të anëtarësisë dhe banorëve, KOMUNA E PEJËS ka proceduar në krijimin e një reparti me shërbime të infektives PËR COVID-19 në Lagjen "FIDANISHTE" ! Poashtu sipas ankesave të Pacientëve, Pacientët po trajtohen në afërsi direkte me të Sëmurët me...

SHBK Union bën thirrje për Masa të reja kundër COVID-19

SHBK Union bën thirrje për Masa të reja kundër COVID-19

Shëndetësia e Bashkuar Kosovare është kundër çfarëdo lirimi të masave të propozuar nga Ministri Zemaj, i cili jo vetëm që ka dështuar në mënyrë aktive të menaxhojë situatën mirëpo nën Qeverinë Hoti Kosova ka shënuar 1500 Vdekje dhe 50'000 të infektuar. Kabllogrami i...

SHBK Union bën thirrje për Masa të reja kundër COVID-19

SHBK Union bën thirrje për Masa të reja kundër COVID-19

Shëndetësia e Bashkuar Kosovare është kundër çfarëdo lirimi të masave të propozuar nga Ministri Zemaj, i cili jo vetëm që ka dështuar në mënyrë aktive të menaxhojë situatën mirëpo nën Qeverinë Hoti Kosova ka shënuar 1500 Vdekje dhe 50'000 të infektuar. Kabllogrami i...