Reagim ndaj “Projekteve Dekor” dhe mosinkasimit te 800’000 Euro nga MSH

Pas nje hulumtimi te gazetareve te KOHA, ne nje projekt gazetaresk-hulumtues te top kualitetit Europian, eshte verejtur qe disa institucione publike shendetesore siq jane Spitalet (psh Spitali i Podujeves) jane duke keqinformuar dhe keqmenaxhuar fondet e ndara per COVID-19 duke krijuar fushata mediale per projekte madhore ( tani “Projekte Dekor” ) duke perfshire ndarje buxhetore per Pandemine, ristrukturime dhe punesim te specializanteve.

Sipas hulumtimit ne fjale eshte verejtur qe keto projekte jane avulluar prandaj bejme thirrje Autoriteteve Kontraktuese, Agjencise Qendrore te Prokurimit dhe Misioneve te Huaja ne Kosove te kene kujdes te shtuar ne keto ndarje buxhetore dhe me kete te percillen deri ne piken e fundit ku jane pikat reale te derdhjes se fondeve qe ishin te ndara per keto ceshtje.

Ne bejme thirrje Organizatave Nderkombetare duke perfshire OBSH, UNDP, USAID dhe ato Europiane duke perfshire ambasadat qe te stopojne donacionet te granteve monetare te ndara per COVID-19 pasiqe po verehet qe keto fonde NUK jane duke u perdorur te vendet e parapara.

Shume transaksione dhe puna askund, formula me e mire e mashtrimit !

Bejme thirrje Ministrise se Shendetesise qe duke marrur parasysh gjendjen ekonomike, mosmundesise se Kosoves te parapaguaje vaksina per COVID-19 dhe mungese te thelle te materialit harxhues; qe te INKASOJE Sigurine e Ekzekutimit ne Projektin e Objektit te Emergjences ne SHSKUK.
Fondi prej 800’000 Eurosh sipas parametrave ligjor i takon shtetit te Kosoves prandaj bejme thirrje qe MSH te inkasoje te terin duke perfshire kamaten ligjore.
Te mos behen marreveshje private me kompani sigurimi, ku disa mijera shkojne neper llogari private por te inkasohet 800’000 Euroshi sa me pare, bashke me kamate.

Bejme thirrje ministrit ne detyre Armend Zemaj te sqarohet publikisht perse NUK po i inkasojne keto fonde, ne kohen kur spitalet i kemi te rrenuara dhe pacientet detyrohen te shpenzojne shuma marramendese neper institucione private.

Publikime tjera

Reagim ndaj Komunës së Pejës, nuk i bindet IKSHPK-së

Reagim ndaj Komunës së Pejës, nuk i bindet IKSHPK-së

I. Sipas vërejtjeve të anëtarësisë dhe banorëve, KOMUNA E PEJËS ka proceduar në krijimin e një reparti me shërbime të infektives PËR COVID-19 në Lagjen "FIDANISHTE" ! Poashtu sipas ankesave të Pacientëve, Pacientët po trajtohen në afërsi direkte me të Sëmurët me...

SHBK Union bën thirrje për Masa të reja kundër COVID-19

SHBK Union bën thirrje për Masa të reja kundër COVID-19

Shëndetësia e Bashkuar Kosovare është kundër çfarëdo lirimi të masave të propozuar nga Ministri Zemaj, i cili jo vetëm që ka dështuar në mënyrë aktive të menaxhojë situatën mirëpo nën Qeverinë Hoti Kosova ka shënuar 1500 Vdekje dhe 50'000 të infektuar. Kabllogrami i...