Beneficionet e Anëtarësisë

Si anëtarë i Sindikates SHBK UNION ju do të gëzoni benefite të shumta të cilat deri me tani nuk janë ofruar në Kosovë. Çdo gjë prej avokimit deri te ndihma juridike për individë dhe për grupe do te jetë falas.

Benefitet

Avokim dhe Lobim

Ne si SHBK UNION do të ngrejmë zërin ndaj çdo padrejtësie që bëhet ndaj punëtorëve shëndetësor si dhe do të sigurohemi që secili institucion  duhet ti nënshtrohet kërkesave të sindikatës.

Paga te dinjitetshme

SHBK UNION është e vetmja sindikatë që kërkon pagë 50% më të lartë për të GJITHË mantelbardhët. Ne i kundërvihemi secilit interes (psh FSSHK) për të punuar me paga të ulëta.

Trajnime FALAS

Punëtori shëndetësor nuk do të paguajë extra për trajnimet e nevojshme të çertifikuara. Anëtarësia jonë do të sigurojë trajnime për të mbuluar 100% të kërkesës së rilicencimit.

Ndihmë Juridike

Ne sigurojmë përfaqësim individual dhe kolektiv. Ne jemi këtu për të mbrojtur të drejtat tuaja dhe për të garantuar siguri në punë. Çdo anëtar te ne merr mbrojtje në vendin e punës dhe ne sigurojmë që interesat kolektive të të gjithë mantelbardhëve të mbrohen dhe promovohen.

Ndihmë Sociale

Forcimi i sigurisë dhe shëndetit në punë, parandalimi i diskriminimit, përjashtimit, dhe sigurimi i aksesit në kujdesin shëndetësor dhe pushimet me pagesë ( si dhe shërbime sociale për më të prekshmit) janë të gjitha fijet e domosdoshme të një reagimi të koordinuar të politikave shëndetësore dhe sociale ndaj krizave.

Bursa

SHBK UNION ka në program të ofrojë Anëtarëve të Sindikatës dhe fëmijëve të tyre bursa për Fakultetin e Mjekësisë. Këto bursa arsimore do të ipen sipas programit meritor. Përmes këtyre Bursave  synohet të shtohet kualiteti ne sistemin shëndetësor dhe rezultatet e kujdesit shëndetësor të jenë çdo herë e më të mëdha.

Prezencë Mediale

Sindikata SHBK UNION synon që të jetë aktive edhe në media dhe të sigurohet që zëri i mantelbardhëve të dëgjohet në të gjitha shtëpitë dhe institucionet tona qoftë përmes rrjeteve sociale apo edhe përmes mediave virtuale dhe të shkruara.

Kuota më të lira Anëtarësie

SHBK UNION do të ofrojë kuotat më të ulëta të Anëtarësisë në krahasim me çdo sindikatë tjetër si dhe do të sigurohet gjithashtu që kjo shumë parash të shkojë në vendin e duhur.

Përfaqësim të dinjitetshëm të kualitet Europian

SHBK UNION është e krijuar me një qëllim të vetëm që është kthimi i dinjitetit për mantelbardhin duke përfshirë të gjithë llojet e profesioneve. Të drejtat e kolegëve dhe pacientëve do avokohen në nivelin më të lartë pa kompromis dhe pa interesa grupore ashtu siç është mësuar deri me tani me sindikatat tjera. Transparenca, etika dhe tenaciteti ynë do bëjë të mundur paga 50% më të larta, sigurim shëndetësor, përfaqësim juridik dhe ndihmë institucionale për secilin anëtarë të regjistruar.

“Mjeku duhet të jetë në gjendje t’u tregojë paraardhësve, të njohë të tashmen dhe të parashikojë të ardhmen – duhet të ndërmjetësojë në këto gjëra dhe të ketë dy objekte të veçanta në lidhje me sëmundjen, domethënë të bëjë mirë ose të mos bëjë dëm”.