SHBK Union bën thirrje për Masa të reja kundër COVID-19

Shëndetësia e Bashkuar Kosovare është kundër çfarëdo lirimi të masave të propozuar nga Ministri Zemaj, i cili jo vetëm që ka dështuar në mënyrë aktive të menaxhojë situatën mirëpo nën Qeverinë Hoti Kosova ka shënuar 1500 Vdekje dhe 50’000 të infektuar.

Kabllogrami i Publikuar rishtazi nga gazetari i Politico tregon sesi Kosova ka dështuar në çdo aspekt menagjimin e Pandemisë. Ka dështuar Ministria e Shëndetësisë në marrjen e Masave dhe Ministria e Punëve të Brendshme në Ekzekutimin e tyre.

Sipas një hulumtimi të thjeshtë nga SHBK Union, mostra prej 1000 individëve në Prishtinë ka treguar që vetëm 2.7% mbajnë maskën mbrojtëse dhe 97.3% NUK mbajnë maskë mbrojtëse ose e mbajnë gabim.

Edhe pse ekziston ligji i miratuar, Policia e Kosovës në Rajonin e Prishtinës dhe më gjerë NUK po merr masat e nevojshme për të ndaluar dhe dënuar individët e papërgjegjshëm që nganjëherë edhe me qëllim shpërndajnë virusin në komunitet.

Në anën tjetër Republika e Kosovës ka siguruar ekzaktësisht 0 vaksina përkundër Serbisë e cila ka mbi 1’000’000 sosh. Mosrespektimi i masave, mostestimi i rasteve të kontaktit, shkeljet nga inspektorët dhe lobimi i grupeve të interesit në pasqyrim me një vendim të rrezikshëm të Zemaj për detyrimin e studentëve në prezencë fizike, një vendim i kritikuar nga të gjithë epidemiologët rajonal do bëjë që Kosova të jetë e fundit në Rajon në vaksinim dhe shërim.

Ulja e shtesave për infermierët nga 300 Euro në 150 Euro, në mënyrë që të paguhet stafi JO-Shëndetësor sikur sigurimi, një vendim i propozuar dhe lobuar nga FSSHK e Blerim Sylës jo vetëm që ka malltretuar punonjësit infermier por edhe ka shkaktuar tejet pakënaqësi mbrenda këtij grupi, të cilin e ftojmë të na bashkohen në Sindikatë. Me ne pagat e Infermierëve do jenë ose 50% më të larta ose Kosova duhet të gjejë infermier nëpër vendet Aziatike apo Afrikane pasiqë ne do jemi në grevë 24/7 pa asnjë lëshim.

Ne Bëjmë THIRRJE QEVERISË SË RE që të iniciojë izolimet në qytete, të vazhdojë me mësimin online, të angazhojë Inspektoratin Policor dhe Policinë e Kosovës në terren dhe të lejojë OJQ dhe SHBK UNION të hap dyert organizatave vendore dhe ndërkombëtare të verifikojnë numrat e Publikuar nga IKSHPK.

Publikime tjera

Reagim ndaj Dhunës Kundër Personelit Shëndetësor

Reagim ndaj Dhunës Kundër Personelit Shëndetësor

Sindikata SHBK Union bën thirrje publike të gjitha institucioneve vendore të zgjohen kundër dukurisë negative të dhunës ndaj mantelbardhit sidomos infermierëve. Me rastet aktuale të cilat po ndodhin shpesh e më shpesh e deri në periudha ditore po vërehet një Mosreagim...