Reagim ndaj Komunës së Pejës, nuk i bindet IKSHPK-së

I. Sipas vërejtjeve të anëtarësisë dhe banorëve, KOMUNA E PEJËS ka proceduar në krijimin e një reparti me shërbime të infektives PËR COVID-19 në Lagjen “FIDANISHTE” !

Poashtu sipas ankesave të Pacientëve, Pacientët po trajtohen në afërsi direkte me të Sëmurët me COVID-19. Tentimi jonë për të komunikuar me QKMF-në në Pejë është penguar, prandaj reagojmë publikisht dhe thërrasim Inspektoratin Shëndetësor të reagojë kundër QKMF-së në Pejë e cila në mënyrë aktive po shtyen pacientët të trajtohen në repartet me COVID-19.

Bëjmë thirrje që Komuna e Pejës të hapë konkursin publik për Zgjedhjen e Drejtorit të QKMF-së në Pejë, pozita e tillë duhet të jetë meritore dhe Jo Politike.

Ne konsiderojmë që institucioni në fjale nuk përmbush kushtet elementare për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe veprimi i tillë, tejet i pandërgjegjshëm nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e QKMF-së në PEJË, mund të rrezikojë skajshmërisht shëndetin e PACIENTËVE QË FREKUENTOJNË QMF-të përkatëse, duke përfshirë fëmijët, shtatzënat dhe të moshuarit – të gjithë banorë që frekuentojnë QMF Fidanishte!

KY AKT I PANDËRGJEGJSHËM DUHET TË KTHEHET MBRAPA PASIQË QMF (AMBULANTAT) NUK JANË VENDET ADEKUATE PËR TRAJTIMIN E PACIENTËVE ME COVID-19.

Prandaj, SHBK UNION, duke dalur përkrah kolegëve tanë në PEJË, do dërgon KOMUNËN E PEJËS tek institucioni i AVOKATIT TË POPULLIT, me arsyetimin që shkelën të drejtat e punëtorëve dhe shkaktohet rrezik i përgjithshëm shoqëror.
Poashtu në vazhdimësi po marrim ankesa anonime nga pacientë të Rajonit të Pejës, që kërkesat e tyre për testim janë duke u anashkaluar, duke përfshirë edhe MosReferim.

Ne lusim IKSHPK-në dhe Komunën e PEJËS të jenë transparent në këtë proces pasiqë numri relativisht i ulët i rasteve pozitive njëherësh lidhet edhe me mostestim të subjekteve me shenja të COVID-19.

Publikime tjera

Fakte për COVID-19

Fakte për COVID-19

Çfarë është COVID-19? COVID-19 është sëmundje e shoqëruar me sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes coronavirus-2 (SARS-CoV-2). SARS-CoV-2 është një formë e re e koronavirusit që nuk ishte identifikuar tek njerëzit para dhjetorit 2019. Ekzistojnë lloje të ndryshme të...

Fakte për COVID-19

Fakte për COVID-19

Çfarë është COVID-19? COVID-19 është sëmundje e shoqëruar me sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes coronavirus-2 (SARS-CoV-2). SARS-CoV-2 është një formë e re e koronavirusit që nuk ishte identifikuar tek njerëzit para dhjetorit 2019. Ekzistojnë lloje të ndryshme të...