SHBK Union propozon 100 Euro shtesë për rrezikshmërinë në punë për infermierët dhe stafin

SHBK Union i është përgjegjur thirrjes për konsultimin e projekt rregullores e cila vendos bonus page duke u bazuar në rrezikshmërinë në vendin e punës.

Ne kemi konsideruar që infermierët/teknikët (1,2) janë më të ekspozuarit ndaj agjentëve të dëmshëm.

Më herët konsulta parashihte ngritje page për administratën, edhe pse rrezikshmëria e tyre praktikisht është 0, mirëpo propozimi jone i dorëzuar ishte ngritje page nga 10% deri 20% për stafin sekondar dhe terciar të profesionit shëndetësor.
Propozimi ynë ishte unik, në përputhje me dispozitat e BE dhe praktikat regjionale, poashtu i përkrahur nga studimet e publikuara në raport.
Ne kemi kontaktuar Federatën e Shëndetësisë, ata kanë refuzuar të kërkojnë ngritje page për infermierët, edhe pse kjo rregullore pikërisht bazohet dhe thirret në këtë staf.(propozimi dhe vendosja e bonuseve nuk do cenonte apo vononte ngritjen e vogël dhe jodinjitoze për stafin sekondar në Dhjetor)

Ne shpresojmë që secili individ të kontaktojë sindikatën dhe të i pyes pse nuk ka patur propozime por vetëm injorancë totale. Poashtu kërkojmë përkrahje absolute për infermierët dhe stafin tjetër analog duke përkrahur propozimin tonë i cili tanimë është publikuar nga MAP.
Ne kemi dorëzuar kërkesën për ngritje nga 10% (siq e parasheh rregullorja për rrezikshmërinë në vendin e punës) deri 20% për stafin në fjalë, me ç’rast edhe është publikuar dhe mund të keni çasje në dokumentin në fjalë.

Ne shpresojmë që të ketë përkrahje nga Sindikata e Infermierëve e sapokrijuar, poashtu nga FSSHK, prandaj kërkohet nga secili punonjës të i kontaktojë dhe udhezojë në propozimin tonë, i cili qëndron i vetëm dhe unik.

Gjeni Dokumentin konsultues në këtë LINK

Publikime tjera

Fakte për COVID-19

Fakte për COVID-19

Çfarë është COVID-19? COVID-19 është sëmundje e shoqëruar me sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes coronavirus-2 (SARS-CoV-2). SARS-CoV-2 është një formë e re e koronavirusit që nuk ishte identifikuar tek njerëzit para dhjetorit 2019. Ekzistojnë lloje të ndryshme të...

Fakte për COVID-19

Fakte për COVID-19

Çfarë është COVID-19? COVID-19 është sëmundje e shoqëruar me sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes coronavirus-2 (SARS-CoV-2). SARS-CoV-2 është një formë e re e koronavirusit që nuk ishte identifikuar tek njerëzit para dhjetorit 2019. Ekzistojnë lloje të ndryshme të...