SHBK Union propozon 100 Euro shtesë për rrezikshmërinë në punë për infermierët dhe stafin

SHBK Union i është përgjegjur thirrjes për konsultimin e projekt rregullores e cila vendos bonus page duke u bazuar në rrezikshmërinë në vendin e punës.

Ne kemi konsideruar që infermierët/teknikët (1,2) janë më të ekspozuarit ndaj agjentëve të dëmshëm.

Më herët konsulta parashihte ngritje page për administratën, edhe pse rrezikshmëria e tyre praktikisht është 0, mirëpo propozimi jone i dorëzuar ishte ngritje page nga 10% deri 20% për stafin sekondar dhe terciar të profesionit shëndetësor.
Propozimi ynë ishte unik, në përputhje me dispozitat e BE dhe praktikat regjionale, poashtu i përkrahur nga studimet e publikuara në raport.
Ne kemi kontaktuar Federatën e Shëndetësisë, ata kanë refuzuar të kërkojnë ngritje page për infermierët, edhe pse kjo rregullore pikërisht bazohet dhe thirret në këtë staf.(propozimi dhe vendosja e bonuseve nuk do cenonte apo vononte ngritjen e vogël dhe jodinjitoze për stafin sekondar në Dhjetor)

Ne shpresojmë që secili individ të kontaktojë sindikatën dhe të i pyes pse nuk ka patur propozime por vetëm injorancë totale. Poashtu kërkojmë përkrahje absolute për infermierët dhe stafin tjetër analog duke përkrahur propozimin tonë i cili tanimë është publikuar nga MAP.
Ne kemi dorëzuar kërkesën për ngritje nga 10% (siq e parasheh rregullorja për rrezikshmërinë në vendin e punës) deri 20% për stafin në fjalë, me ç’rast edhe është publikuar dhe mund të keni çasje në dokumentin në fjalë.

Ne shpresojmë që të ketë përkrahje nga Sindikata e Infermierëve e sapokrijuar, poashtu nga FSSHK, prandaj kërkohet nga secili punonjës të i kontaktojë dhe udhezojë në propozimin tonë, i cili qëndron i vetëm dhe unik.

Gjeni Dokumentin konsultues në këtë LINK

Publikime tjera

Reagim ndaj Dhunës Kundër Personelit Shëndetësor

Reagim ndaj Dhunës Kundër Personelit Shëndetësor

Sindikata SHBK Union bën thirrje publike të gjitha institucioneve vendore të zgjohen kundër dukurisë negative të dhunës ndaj mantelbardhit sidomos infermierëve. Me rastet aktuale të cilat po ndodhin shpesh e më shpesh e deri në periudha ditore po vërehet një Mosreagim...

Skandali i FSSHK i Blerim Sylës, ulen shtesat e infermierëve

Skandali i FSSHK i Blerim Sylës, ulen shtesat e infermierëve

SKANDAL !F.S.SH.K. Nuk kërkon ngritje page për mantelbardhë por për sigurim dhe kuzhinierë!FSSHK ka dalur me thirrje publike dhe zyrtare ndaj qeverisë që të rriten pagat e kuzhinierëve dhe sigurimit ( që janë individë të kompanive private) kurse JO për ngritje pagash...